Këta tifozët e Juventusit si i harruan kaq shpejt sukseset e Kontes?!

Duhet të jesh me kapakët që mbyllin sytë e kalit për të mos vlerësuar një kampion që ka bërë kaq shumë për ty, edhe pse sot është larg. Tifozët e Juventusit nuk mbetën aspak të kënaqur nga fakti që klubi i tyre uroi ditëlindjen për Antonio Konten, ish-mesfushorin e shquar dhe ish-trajnerin e shquar bardhezi. Konte fitoi shumë si lojtari, si dhe triumfoi në 3 kampionate me Juven duke rikthyer titullin pas shumë vitesh, por tifozët janë zemëruar që ai jo vetëm shkoi tek Interi, por u bë rival i madh i juventinëve. Nuk harrohet sherri në stadiumin “Alianc” të Torinos me drejtues të Juventusit. Gjithsesi, ai ishte një sherr dhe një moment i shkurtër, ndërsa karriera e Kontes në Torino ka qenë e gjatë. Ai fitoi 5 tituj si lojtar, si dhe Championsin, Kupën UEFA, Kupën Interkontinentale dhe 4 herë superkupën e Italisë. Si trajner fitoi 3 tituj dhe dy Superkupa.

Sfidanti.al