Djokovic vlerëson Nadal: Më ka bërë të reflektoj për lojën time

Finalja e Australian Open e këtij viti do të jetë ajo mes 2 kryesuesve të renditjes ATP, Novak Xhokovic dhe Rafael nadal, një përsëritje e finales së vitit 2012. Tenisti serb numri 1 i botës do të kërkojë titullin e tij të shtatë në Melbërn, ndërsa Nadal të dytin. Novak Djokovic në prag të kësaj finaleje të madhe nuk i ka kursyer elozhet për kundërshtarin e tij me të cilin është përballur plot 53 herë në karrierë duke bërë që dueli Nadal-Xhokovic të jetë sfida që është zhvilluar më shumë herë

‘Sic e kam thënë edhe më parë, Rafael nadal ka qenë  rivali më i madh me të cilin jam ndeshur në karrierën time në të gjitha sipërfaqet-tha Xhokovic për median-Disa prej ndeshjeve qe kemi luajtur kanë qenë pika reflektimi në karrierën time sportive. Nadal më ka bërë të mendoj për mënyrën time të lojës’.

sfidanti.al