Arsenal nis punën për të sjellë në Londër Ivan Perisic. Sipas rrjetit televiziv britanik BBC, drejtuesit e Topcinjvë tashmë i kanë kërkuar Interit marrjen e futbollistit kroat me huazim me opsion blerjen e kartonit të tij për vlerën e 40.5 milionë Eurove. por Arsenali përvec perisic ka shkruar në listën e tij të dshirave të merkatos edhe Denis Suarez nga Barcelona dhe Kristofer Nkunku të Paris Sën Zhermenit.
Për këtë tentatië të Arsenalit për Perisic ka folur edhe trajneri i interit, Lucano Spaleti që e ka quajtur atë si dicka normale.
‘Është normale që në periudhën e merkatos të përmendet e emri i Perisic-tha spaleti-kjo sepse ai është një lojtar shumë i mirë. Nuk përmenden ata futbollistë që nuk kërkohen. perisic është një futbollist që pëlqehet dhe që të gjithë do të donin ta kishin atë në skuadër’
sfidanti.al