Inter, mbyllet epoka Tohir, largohet pa tituj, por me xhepat plot

Erik Tohir ndoshta nuk ishte shumë i zhdërvjellët përsa i përket manovrave në fuitbolll, por kur bëhet fjalë për anën e biznesit në këtë sport sai ka ditur të lëvizë me mjeshtëri. Sipërmarrësi indonezian e tregoi këtë me transaksionet e bëra për Interin nga i cili u largua përfundimisdht madje me xhepat plot. \

Për të blerë klubin zikaltër, tohir shpenzoi 70 milionë Euro, por pas 5 vitesh u largua nga bordi drejtues i tij me 150 milionë Euro, një manovër kryevepër e tij dhe ajo që është më e cuditshmja është se e bëri këtë pa vjedhur asgjë. madje në Indonezi e përshkruajnë atë si një person të ndershëm.

Në vendin e tij Tohir ka pasuri nga disa biznese; në shpërndarjen e gazit natyral, restorante, pasuri të patundshme, televizione, media. Është i respektuar dhe i vlerësuar nga bashkëkombasit e tij, ndërkohë që në Itali u prit me shumë skeptiocizëm sidomos nga interistët duke qenë se nuk ka aspak ADN e një milanezi.

Emri i Tohir lidhet me dështimet në merkato si në rastet e Kondogbia e gabigol dhe me zgjedhjet e gabuara në stol. Sukseset nuk vijnë kurrë me te, por  ai diti që  të sistemojë gjërat në aspektin financiar duke vënë në vijë llogaritë e bilancit që do të thotë se ka vepruar më shumë si një drejtues kompanie se president futbollit dhe ky përbënte një mëkat kapital për tifozët.

sfidanti.al