Dha ryshfet për anëtarët e IOC, në pranga Carlos Arthur Nuzman

Policia braziliane arrestoi presidentin e Komitetit Olimpik Brazilian, Carlos Arthur Nuzman dikur edhe presidentit i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike të Rio De Janeiros. Nuzman akuzohet për dhënie ryshfeti anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të marrë votat që i duheshin për zgjedhjen e ketij qyteti si vendin organizator të evenimentit të madh sportive rë vitit të kaluar. Sipas prokurorisë braziliane, Nuzman mundësoi grumbullimin e 2 milionë Dollarëve për të korruptuar anëtarët e IOC.  Por operacioni policor nuk u ndal me kaq, në pranga u vu edhe Leonardo Gryner, ish drejtor i Komitetit Olimpik Brazilian

Në muajin shtator, policia ushtroi kontroll në banesën e Nuzman për të gjetur provat për dhënie ryshfeti në drejtim të politikanëve në mënyrë që ata të mundësonin blerjen e votave  për fitoren e candidatures së Rios, për Lojërat Olimpike të 2016, akuza të cilat u hodhën poshtë nga avokati i Nuzman, Sergio Mazzillo.

Sfidanti.al