Modelja ruse Helga Lovekaty vazhdon të shfaqë pasionin e saj për James Rodriguez duke i dedikuar mesazhe me shumë nënkuptime në rrjetet sociale. Në rastin e fundit u vu re edhe një ‘trekëndësh dashurie’ në komentet e publikuara të saj, futbollistit dhe ish bashkëshortes së tij Daniela Ospina. Të dyja femrat rezultuan që shprehën opinionin e tyre në të njëjtën foto që ublikoi futbollisti kolumbiian në Instagram ku shprehte dëshirën dhe iluzionin e tij për pjesëmarrjen e Kolumbisë në Botërorin e Rusisë, vendin e lindjes së helgës
‘Në kombëtare, me mentalitetin e duhur për të bërë realitet një tjetër ëndërr për Botërorin-shkruante James dhe Helga që i dha aprovimin e saj nëpërmjet emotikoneve me flamurin e kolumbisë, ndërsa Daniela I dedikoi një ‘më pëlqen’ . ndërkaq shumë ndjekës të tjerë përfituan nga rasti për të fyer Helgën duke e përkufizuar ndër të tjerat si ‘prishëse martesash’. Në krahun tjetër Helga vetëm para pak kohësh kishte lënë një mesazh enigmatic për futbollistin që la të nënkuptohej se ajo ka një lidhje me futbollistin kolumbian.
Sfidanti.al