Devin Buker vendos rekord të ri në NBA, askush si ai në histori!

Shënoi 51 pikë, por as kjo shifër e lartë nuk thotë gjithçka. Njëri nga yjet e rinj të NBA-së, Devin Buker, shkruajti historinë në basketbollin amerikan duke realizuar diçka që nuk kishte ndodhur më parë. Lojtari kryesor i Feniksit pati 80 për qind saktësi në gjuajtjet nga loja dhe 85.7 për qind nga ato për tri pikë. Askush nuk kishte realizuar 51 pikë me një saktësi të tillë, siç bëri Bukeri në sfidën ndaj Çikagos. Feniksi fitoi 132-113 në një fitore të lehtë, ndërsa 26-vjeçari shënoi 26 pikë në periudhën e tretë. Ai shtoi 6 asistë dhe 4 topa në tabela, ndërsa tifozët thirrën me zë të lartë “MVP”, pra duke e konsideruar Bukerin si lojtarin më të mirë të sezonit. Feniksi është ekipi më i mirë në Perëndim me 15 fitore e 6 humbje.

Sfidanti.al