Cudia e madhe e Indian Uellsit, u eliminua Novak Xhokovic

Novak Xhokovic shkaktoi befasinë më të madhe të turneut Masters të Indian Uellsit. Tenisti serb u eliminua në raundin e tretë të kompeticionit dhe ai që e bëri këtë ishte Filip Kolshrajber i cili shënoi edhe fitoren e tij të parë në sfidat direkte me numrin 1 të botës. 1 orë e 38 minuta lojë iu deshën tenistit gjerman që të fitojë ndeshjen me Xhokovic me rezultatin 2-0 që vërteton se Kolshrajber ishte në një formë më të mirë se tenisti serb. 6-4;6-4 ishte rezultati i fituar nga Kolshrajber në këtë ndeshje me Xhokovic.

Krejtësisht e kundërta ndodhi me Roxher Federer dhe Rafael Nadal që u kualifikuan për në raundin tjetër të Indian Uellsit. Federer fitoi derbin zviceran me Stanislav Vavrinkën me rezultatin 2-0. 37 vjecari ishte superior ndaj kundërshtarit të tij në këtë ndeshje duke i fituar setet 6-3; 6-4 dhe në raundin tjetër do të luajë me tenistin britanik, Kajl Edmënd.

Shumë më i thjeshtë ishte kualifikimi për Rafael Nadal. Tenisti spanjoll në raundin e tretë u ndesh me Diego Shvartsman të cilin e mundi shumë shpejt me rezultatin 2-0; 6-3;6-1 ishte rezultati i seteve të fituara nga numri 2 i renditjes botërore ndaj argjentinasit që tregon se Nadal e dominoi totalisht këtë përballje.

sfidanti.al