Fetel respekton traditën; i vë emrin Lina makinës së tij Ferrari SF90

Sebastian Fetel e vijon traditën e pagëzimit të makinës së tij në Botërorin e Formula 1. Këtë vit, piloti gjerman i Ferrarit ka vendosur që ta quajë makinën e tij SF90, Lina. Tashmë të gjithë pilotët e Formula 1 ndodhen në Melbërn për garën e parë të Botërorit duke u takuar në Federation Square me tifozët që ishin të shumtë. Për Kubican u dedikuan flamuj, kishte kore për Ricardon, duartoriktje të forta për Vershtapen, ndërsa të tjerë kërkuan të bënin foto selfie me Hamilton.

Ishte Mark Veber ai që në rolin e prezentatorit bëri të ditur vendimin e Fetel për të quajtur makinën e tij Lina, me pilotin gjerman që bëri shpjegimin e tij, që i bëri të pranishmit të vinin buzën në gaz

‘Mësuam shumë nga viti i kaluar-tha Fetel-ndjenjat e para në pistë ishin shumë pozitive, shpresojmë shumë për këtë fundjavë’. Përkrah Fetelit ishte Leklerk i cili duket i paduruar për të bërë debutimin e tij si pilot i Ferrarit, si dhe drejtori i Kokëkuqes, matia Binoto i cili tha se i sheh pilotët të relaksuar

sfidanti.al