Ronaldo shënoi tripletën, Xhorxhina Rodrigez preket nga emocionet

Kristiano Ronaldo në mbrëmjen e së martës mori përsipër të drejtojë Juventusin drejt cerekfinaleve të Ligës së Kampioneve. Portugezi shënoi 3 golat e fitores 3-0 të Zonjës së Vjetër ndaj Atletiko Madrid duke përmbysur humbjen 2-0 të pësuar 3 javë më parë në Vanda Metropolitano. E fejuara e yllit portugez të Juventusit, Xhorxhina Rodriguez nuk i fshehu emocionet dhe lotët e gëzimit pas penalltisë së shënuar nga 34 vjecari, ndërkohë që pas përfundimit të ndeshjes i shprehu emocionet e saj nëpërmjet një postimi në Instagram

‘Askush nuk do të ta heqë këtë rezultat 3-0-shkruan Xhorxhina në postimin e saj-jo për golat, por për atë cfarë bën në klubin ku je, për dedikimin tënd. Je një shembull për skuadrën, trajnerin dhe të gjithë ne që të njohim. Karma ekziston dhe Zoti e di. Unë, Kristianito, Mateo, Eva dhe Alana të duam’.

sfidanti.al