Bushard nuk e lë tenisin; është në listën e pjesëmarrëseve të Roland Garros

Rikthimi i Euzheni Bushard në fushat e lojës mund të jetë shumë i shpejtë, pavarësisht zërave që flisnin për pushime pa afat të marra nga kanadezja për të rimarrë forcat e për të rinisur karrierën e saj në këtë disiplinë sportive

Në fakt, Bushard që aktualisht është e 81 në renditjen botërore në tenisin e femrave, është në listën zyrtare të pjesëmarrëseve në turneun e dytë Grand Slam të vitit, Roland Garros, turne në të cilin në vitin 2014 ajo arriti deri në gjysmëfinale,ndërsa vitin e kaluar u eliminua që në raundin e parë

Bushard që i përgënjeshtori lajmet për pushimet pa afat të saj duke i cilësuar si ‘fake neës’, nuk luan që pas eliminitmi në raundin e parë të turneut Premier Mandatory de Miami nga Nao Hibino. Megjithatë ajo nuk mund të mos e shfrytëzonte këtë periudhë pauze dhe me miket e saj shkoi në bregdet për t’u relaksuar, sic e tregojnë edhe postimet e saj në rrjetet sociale.

sfidanti.al