Solskjaer i jep letrën e skemës Rashfordit, e lexon dhe…Ter Shtegen

Ndeshja mes Barcelonës dhe Mancester Junajtid për cerekfinalet e Ligës së Kampioneve pati një detaj që nuk e kuptoi askush në pamje të parë. Gjatë zhvillimit të kësaj sfide, zëvendëstrajneri i Djajve të Kuq, Kiran Mekena shkroi një letër për trajnerin e parë Ole Gunar Solskjaer i cili pasi e pa ia dha sulmuesit Markus Rashford.

Futbollisti mori letrën në dorë dhe e mbajti atë deri në momentin e një dueli me Pike kur lejoi që letra t’i bjerë në tokë, ndërkohë që ai shkoi të ndihmojë qendërmbrojtësin e Barcelonës. Por copa e letrës nuk qëndroi shumë në tokë, pasi mark Andre Ter Shtegen e mori në dorë dhe lexoi përmbajtjen e saj duke mësuar kështu edhe planet e trajnerit të skuadrës kundërshtare. Më pas portieri gjerman e la sërish letrën në tokë, pikërisht në vendin ku e kishte gjetur, ndoshta me synimin që Rashford të mos e kuptonte që ai e kishte parë në momentin që do ta kërkonte.

Sidoqoftë, e sigurt është se Ter Shtegen mësoi ndryshimin e skemës së Solskjaer duke kaluar nga 4-3-3 në 4-4-2.

sfidanti.al