Kaq ishte dashuria e Ronaldos për Juven? Portugezi ka vendosur ta lërë Zonjën

Juventus po jeton ditë të komplikuara; të shtunën nëse nuk humbet me Fiorentinën do të shpallet kampion i Italisë për të 8 vit radhazi, por festa e saj do të jetë e trishtuar. Zonja e Vjetër edhe këtë radhë dështoi në Ligën e Kampioneve pavarësisht ardhjes së Kristiano Ronaldos i cili krijoi iluzionin te tifozët e klubit bardhezi se më në fund do të thyhej tabuja Evropë.

Por golat e tij në të dyja përballjet me Ajaksin që në letër dukej shumë më inferior se Juventusi, nuk i mjaftuan këtij ekipi. Por jo vetëm kaq, rendimenti i torinezëve, ra në krahasim me sezonet e kaluara. Në fakt në 4 vitet e fundit Juventusi ka mundur të fitojë si kampionatin ashtu edhe Kupën e Italisë, këtë të fundit këtë sezon u detyrua ta braktisë pas humbjes 3-0 ndaj Atalantës.

Sigurisht janë këto rezultate që nuk e bëjnë aspak të lumtur Kristiano Ronaldon që ashtu sic ka bërë shpesh edhe në këtë rast shfaqi trishtimin e tij të famshëm me portugezin që padyshim e bëri detyrën që i takonte. Media italiane që tani po flet se në fund të sezonit mund të ketë një ndarje mes futbollistit dhe Juventusit. një ditë më parë ishte ‘Corriere Della Sera’ që foli për një mundësi të tillë, tani është e përditshmja tjetër e njohur italiane ‘La Repubblica’ që flet për një mundësi të tillë duke theksuar se Ronaldo nuk do ta respektojë kontratën me kampionët e Serie A që skadon në 2022.

‘Duket shumë e komplikuar që Ronaldo të qëndrojë në skuadër deri në fund të kontratës së tij-lexohet te kjo e përditdshme-sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit i tij në Itali’.

sfidanti.al