Paris Sën Zhermen duket se në ndeshjet e fundit e ka humbur shkëlqimin e tij, megjithatë vazhdon të kryesojë kampionatin francez. këtë e tregon fakti se në 3 sfidat e fundit skuadra pariziene ka marrë vetëm 1 pikë dhe ka pësuar 10 gola, një situatë kjo që ka vënë kampionët e Francës dhe trajnerin Tuhel në qendër të kritikave në vendin transalpin.
Ditën e mërkurë, Paris Sën Zhermeni u mund nga Nanta 3-2 duke u shfaqur në fushën e lojës si një skuadër e zakonshme. është e vërtetë që mungonin 9 lojtarë, por kjo nuk e shpjegon aspak rënien e nivelit të skuadrës që u shfaq jo agresive, me ide konfuze dhe duke bërë gabime shumë të rënda. vetëm Buffon ishte në gjendje që të evitonte një humbje akoma më të thellë.
Me pak fjalë Paris Sën Zhermeni nuk është më ai dhe faj në këtë pikë ka edhe mënyra e administrimit të skuadrës. Në përballjen me Nantë, skuadra e Tuhel u shfaq për të 11 herë me pak lojtarë në stol, me 5 rezerva, 3 nga të cilët ishin nga akademia e skuadrës. është ky një problem për të cilin Tuhel fajëson prej kohësh Drejtorin Sportiv Henrike pasi ky i fundit nuk i sjell në skuadër futbollistët që ai i kërkon
Sikur të mos mjaftonin këto, por në sfidën me Nantë, Parisi kishte edhe një mungesë shumë të rëndësishme atë të Mbappe që në të vërtetë u la jashtë skuadre nga Tuhel. Sulmuesi kampion i botës pas humbjes 5-1 me Lilë deklaroi se skuadra po luante si një dilentante, dicka që nuk u prit mirë nga Tuhel duke e lënë Mbapenë në Paris. ‘është një zgjedhja ime, jo një dënim-shpjegoi më pas trajneri gjerman që mesa duket në të vërtetë ka dashur të evitojë dëmtime të tjera në skuadër.
Gjithsesi, Paris Sën Zhermeni ka një tjetër ‘match point’ për fitoren e kampionatit që mund të vijë këtë të diel pa zbritur ende në fushën e lojës ndaj Monakos, nëse Lilë nuk arrin të fitojë në fushën e Tuluzës. Më pas do t’i takojë që të evitojë më të keqen në Kupën e Francës kundër Ren për të mos mbyllur me dështim të plotë një tjetër sezon të njollosur nga eliminimi në Ligën e Kampioneve.
sfidanti.al