Larg duart nga Ten Hag; Ajaksi ka gati rinovimin me trajnerin

Erik Ten Hag është trajneri që ka bërë për vete të gjithë teksa ka drejtuar Ajaksin të kryeje mrekulli pas mrekullish në Ligën e Kampioneve të këtij viti. kjo ka bërë që vëmendja drejt tij të bëhet gjithnjë e më e madhe, por nëse ndonjë klub ka arritur edhe të mendojë për të tentuar shërbimin e tij, do të bëjë më mirë që të vërë shpirtin në paqe, sepse Ajaksi nuk ka ndërmend aspak të privohet nga trajneri i tij, përkundrazi po bën gati rinovimin e kontratës së tij që skadon në vitin 2020.

Kjo është ajo që ka bërë të ditur Drejtori Sportiv i ‘Harkëtarëve’, Mark Overmars në një intervistë për ‘De Telegraaf’. ‘Këto ditë do të takohemi me Ten Hag dhe do të studiojmë situatën-tha Overmars-besoj se nuk do të ketë asnjë problem. Rinovimi i kontratës me të duket një zgjidhje shumë e mirë për Ajaksin’

Në këtë pikë mbetet për t’u kuptuar ajo se cfarë dëshiron të bëjë Ten Hag me karrierën e tij duke qenë se kontrata e tij skadon pas një viti dhe nuk përjashtohet mundësia që një klub me peshë të jetë në gjendje që t’ia rrëmbejë trajnerin Ajaksit të mrekullive.

sfidanti.al