Bruklin-Lejkërs, për çfarë u deshën 350 milionë USD rroga?!

Janë dy ekipet më të vlerësuar për të fituar titullin në NBA, bashkë me kampionen në fuqi, Miluokin e Janis Adetokumbos. Gjithsesi, Bruklin Netsat dhe Los Anxhelos Lejkërsat janë hija e vetvetes në këtë fillim sezoni, pavarësisht se kanë rrogat më të larta. Bruklini ka një bordero rrogash prej 175 milionë USD, ndërsa kanë 2 fitore e 3 humbje deri tani. Mungon Kajri Irving për shkak të vaksinimit, ndërsa Xhejms Harden është në moment “jo”. Tek Lejkërsat ndodh e njëjta gjë sepse rrogat janë 165 milionë USD, por ekipi ka të njëjtin bilanc si njurorkezët, 2-3. Lebroni është i dëmtuar prej 2 ndeshjesh, ndërsa Uestbruk është lojtari i zakonshëm, më shumë i përqëndruar tek rekordet personale sesa tek suksesi i skuadrës.

Sfidanti.al