Notarja më e mirë italiane të gjitha kohëve, dhe një nga më të mirat në botë, Federika Pelegrini, i ka dhënë fund karrierës ndërkombëtare dhe pritet ta bëjë edhe në arenën kombëtare. Legjenda e notit doli në vend të tretë në konkurrimin e Çmimit të Madh në Ajndhoven të Holandës, në 200 metra stil i lirë për femra, duke mbetur prapa vetëm kampiones së Europës, çekes Barbora Semanova dhe amerikanes Hali Flikinger. Semanova dha kohën 1’54”17, Flikinger arriti me 1’54”36 dhe Pelegrini me 1’54”53 madje duke kryesuar për 150 metra. E shkëlqyer, 33-vjeçarja që ka fituar 89 medalje ndërkombëtare. “Me këtë formë është e vështirë ta lësh sportin”, – tha italiania më pas, ndonëse pikërisht kështu do të bëjë.
Sfidanti.al