Në Angli mendojnë se Rangniku e drejtoi Junajtidin ndaj Çelsit

Që kur u shpall formacioni zyrtar i “djajve të kuq” pati mendime se aty kishte një dorë tjetër përveç asaj të Majkëll Karrikut. Geri Nevil, ish-futbollisti i kthyer në analist, deklaroi se ky formacion ishte bërë nga trajneri i sapoemëruar për 6 muaj, Ralf Rangnik, pasi kishte një ndryshim të madh në mënyrën e rreshtimit në krahasim me atë që kishte bërë Karriku në mesjavë. Po ashtu, dyshimet u shtuan edhe më shumë kur ndihmësi i tij, Darren Fleçer, u pa duke folur në telefon me dikë me kufje në vesh. Cili mund të ishte tjetër bashkëbiseduesi misterioz përveçse Rangniku dora vetë. Nuk jemi të sigurt nëse është kështu, por dyshimet janë me baza të forta, dhe duket se trajneri gjerman nuk ka humbur kohë për të nisur punën, qoftë edhe në distancë.

Sfidanti.al