Borg kthehet në Uimbëlldon, por është i biri Leo

38 vjet pas humbjes së finales me Xhon MekEnro, një Borg kthehet në Uimbëlldon. Bëhet fjalë për Leo Borg, djalin e legjendarit Bjorn që do të marrë pjesë në raundin kualifikues të turneut të të rinjve falë një ‘wild card’.

Fati do që 16 vjecari të bëjë debutimin e tij në fushat e Rohempton pikërisht në 4 korrik, dita kur babai i tij i famshëm në 1981 luajti ndeshjen e tij të fundit në tempullin londinez të tenisit. Ngjashmëria e Leos më të atin është vërtet e pabesueshme, por rruga për të barazuar triumfet me të është akoma shumë e gjatë e ndoshta e papraktikueshme duke qenë se deri tani ai nuk ka treguar ende se është në gjendje që të aspirojë madhështinë e kampionit të madh të viteve 70-80.

Ai ka filluar të marrë pjesë në turne ndërkombëtarë në vitin 2017 dhe deri tani nuk është se ka mrekulluar edhe pse ka fituar kampionatin U14 në Suedi në 2017 ndërkohë që në 2018 triumfoi në kategorinë U16. Në evenimentet jashtë kufijve të Suedise Leo Borg nuk ka fituar praktikisht asgjë

Ndërkaq, Borg Jr kafilluar të ambientohet me barin në fushat angleze duke marrë pjesë në turneun e ekzibicionit Aspall Tennis Classic, që luhet në fushat e Hërlingamit që nga viti 1994. Suedezi humbi ndaj rumunit 17 vjecar David Ionel me rezultatin 2-0 me sere 6-2;6-3

sfidanti.al