Ferrari ndërpret për një momentin dominimin e Mercedes, fal Sharl Lëklerk. piloti nga Monako fitoi pole position në Cmimin e madh të Austrisë, i dyti për të në karrierë. Lëklerk e përshkoi pistën e Shpilbergut me kohën rekord 1 minuyë 3 sekonda e 3 të mijtat duke lënë pas Hamilton që gjithsesi është nën hetim dhe Vershtapen me Red Bull.
Ferrari i gëzohet vetëm përgjysmë së shtunës së provave zyrtare. Ndërsa Lëklerk festoi vendin e parë në startin e garës, Sebastian Fetel ishte i pafat. Piloti gjerman është i detyruar që të nisë garën nga vendi i nëntë falë penalizimit të Magnussen, duke qenë se gjatë gjithë sesionit të tretë të provave bëri rolin e spektatorit për shkak të një problemi në motor.
Mes dy Ferraristëve gjenden Hamilton që regjistroi kohën e dytë më të mirë, por që u penalizua me 3 pozicione nga drejtuesit e garës pasi ngadalësoi Kimi Raikkonen teksa finlandezi po kryente një xhiro të shpejtë në sesionin e parë të provave, ndërkohë që i treti u rendit Maks Vershtapen i ndjekur nga piloti tjetër i Mercedes, Valteri Botas. Supriza ishte Magnusen që u rendit i pesti, por ai u penalizua me 5 pozicione kështu që do të niset i 10. Lando Norris do të niset i 6 dhe menjëherë pas tij janë Kimi Raikkonen dhe Antonio Xhovinaci.
sfidanti.al