Bolt në Formula 1; rekordmeni do startojë garën e Teksasit

Cmimi i Madh i Austin në SHBA që do të zhvillohet këtë fundjavë do të ketë një të ftuar të vecantë dhe ai është as më shumë e as më pak, por vetë Jusein bolt. Do të jetë pikërisht rekordmeni botëror i garave të atletikës në 100 dhe 200 m ai që do tëketë detyrën që t’i japë startin garës që do të zhvillohet në pistën teksane. Është një lëvizje kjo e cilësuar si e gjetur nga drejtuesit e kampionatit Botëror të Formula 1 për të ndërthurur aspektin sportiv me atë spektakolar të garës, gjë që e thekson edhe Sem Breçis, Drejtori Komercial i Formula 1 Group.

‘Në SHBA më shumë se në cdo vend tjetër, një ngjarje sportive është konsideruar shpesh një spektakël që i kalon kufijtë sportivë-tha Sem Breçis-ne duam që të krijojmë një ekuilibër në garat e Formula 1 mes sportit e spektaklit për të argëtuar njerëzit dhe për ta transformuar në një eksperiencë unike për të gjithë’

Sfidanti.al.