Boks në Uembli me 90 mijë shikues? Kliçko ndaj Xhoshua si derbi

Entoni Xhoshua po bën stërvitje intensive me kohëzgjatje prej 98 ditësh që të përgatitet për megaderbin e ardhshëm me boksierin ukrainas, Vladimir Kliçko, në “Uembli” të Londrës, para mëse 90 000 spektatorëve. Programi stërvitor i tij është i pazakontë, pasi atij do t’i duhen energji të mëdha dhe një kondicion fizik të mjaftueshëm për të përballuar 12 raundet në duelin me Kliçkon që dallohet për qëndrueshmërinë e tij të madhe në ring. Dhe që t’i përballojë seancat stërvitore, gati brutale për nga karakteri i tyre, ai duhet të konsumojë 4500 kalori në ditë, ndërkohë që darka e tij përfshin mish pule, avokado, etj. Gjatë 98 ditëve, atij i duhet të vrapojë gjithsej 330 km, 350 km me biçikletë, të zhvillojë 660 raunde dhe 1740 minuta sparing.

Sidanti.al