Basket, Argjentinë ëndrrash; në finalen e botërorit ndaj Spanjës

Luis Skola është 39 vjec dhe  ëshyëtë I mbijetuari I vetëm I brezit të artë të basketbollit argjentinas që fitoi medaljen e artë në Lojërart Olimpike të Athinës në vitin 2004 dhe medaljen e bronztë në Pekin 2008. Por ishte ky basketbollist që mori rolin e protagonistit absolute në gjysmëfinalene  Botërorit tq Kinës ndaj Francës, teksa e drejtoi Argjentinën e tij drejt finales pikërisht në  sytë e legjendave të basketbollit botëror si vetë Manu Xhinobili apo edhe Kobi Brajant.

Ndaj Francës që la jashtë kampionët në fuqi të botës të SHBA, Argjentina dhe Luis Skola bënë ndeshjen perfekte teksa e dominuan takimin me transalpinët që u dukën hija e vetvetes në parket për t’I mposhtur me rezultatin 80-66. Ishte një sfidë të cilën Argjentina e kryesoi nga fillimi deri në fund duke mos I lënë asnjë shans Francës për të treguar të gjithë potencialin e saj në asnjë moment

Skola e mbylli këtë takim me 28 pikë e 13 topa në tabelë, por dha kontributin e tij në fitoren e amerikanolatinëve edhe një basketbollist si Fakundo Kampaco. Në finalen e së dielës, Argjentinën e pret Spanja, ndërkohë që Franca do të luajë me Australinë për medaljen e bronztë të evenimentit më të rëndësishëm të basketbollit në botë.

Sfidanti.al