“Masakër” dëmtimesh në Premier Ligë, çfarë ndodh në Angli?

Mançester Junajtidi do të jetë pa 7 lojtarë në ndeshjen e sotme ndaj Leisterit në “Old Traford”. Një goditje e rëndë për trajnerin Solskjer që kërkon të ndryshojë gjendjen pas nisjes më të dobët të kampionatit që nga shtatori 1992. Pogba, Marsial, Lingard, Aron Uan-Bisaka e Ljuk Shou janë disa prej atyre që mungojnë për një ndeshje të vështirë, ndonëse Solskjer deklaroi se kishte besim tek të tjerët.

Goditje të rënda edhe për Mançester Sitin, pasi Ajmerik Laporte do të mungojë 6 muaj pas dëmtimit të fundit. Mbrojtësi francez bashkohet me Leroi Sanenë, që gjithashtu do të mungojë gjatë, ndërsa në infermieri vazhdon të jetë Benzhamen Mendi. Tek Liverpuli, portieri Alison do të vazhdojë të mungojë, sepse trajneri Jurgen Klop deklaroi se nuk dëshiron të rrezikojë, dhe ai mund të kthehet vetëm në tetor, kur të luhen ndeshjet e tjera të kombëtareve. Shqetësim ka edhe Arsenali, pasi mungon njëri prej sulmuesve kryesorë, Aleksandre Lakazetë.

Sfidanti.al