Nazhila Trindade nga viktimë rezultoi e akuzuar në cështjen Nejmar teksa është denoncuar nga autoritetet për shpifje, mashtrim dhe shantazh. Menjëherë pas kësaj ka reaguar djali I presidentit të Brazilit, Zhair Bolsonaro, Eduardo I cili ka dalë gjithnjë në mbrojtje të futbollistit të Paris Sën Zhermenit. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social Tëitter, Eduardo Bolsonaro që është deputet I Partisë Social Kristiane dha dhe opinionin e tij në lidhje me të gjithë këtë histori duke e përkufizuar Nejmarin si viktimë të modeles.
‘Për mendimin tim, Nejmar është një viktime dhe akuzuesja e rreme duhet të marrë të njëjtin dënim që ajo donte për Nejmarin; arrest për përdhunim-shkruante djali I kreut të shtetit Brazilian në postimin e tij. Nuk është hera e parë që Eduardo Bolsonaro shprehet me forcë kundër Nazhilës dhe ka mbështetur propozimin për një ligj të ri për të shtuar dënimin për denoncimet e rreme të kryera nga femrat në rastet e krimeve seksuale.
Vlen të theksohet se deklaratat e deputetit janë në kuadrin e një aleance që ekziston mes familjes Bolsonaro dhe asaj Nejmar duke qenë se janë pika referimi të një lobi të fuqishëm evangjelist. Vetë presidentin Bolsonaro shprehu publikisht mbështetjen ndaj futbollistit duke deklaruar se besonte në pafajësinë e tij
Ndërkaq, vetë Nazhila nuk vonoi dhe iu përgjigj djalit të presidentit të vendit duke përdorur ironinë
‘Jeta ime është një ferr, asnjë s’më respekton, përfshi këtu edhe këtë deputet. Si mund të quhet deputet ky?-tha Nazhila-përse ëshyë kaq I rëndësishëm,unë as nuk e kujtoj emrin e tij. Është shumë e lehtë të bësh një diskutim në Tëitter ku shpreh urrejtjen ndaj femrave. Ai nuk kupton asgjë, nuk përjetoi as gjysmës e asaj që kam kaluar unë. Është shumë e lehtë në pozicionin e tij. Edhe unë dua të bëhem deputete’
Sfidanti.al