Australian Open 2019, Serena Uilliams, fitore brenda 49 minutave lojë

Serena Uilliams regjistron një fitore ‘blitz’ në sfidën e saj të parë në turneune  Australian Open. Tenistja amerkikane që ka 24 tituj Grand Slam të fituar në karrierën e parë e kaloi me shumë lehtësi ndeshjen e saj me gjermanen Tatjana Maria duke e mundur 2-0. Serena e ktheu në një seancë stërvitore këtë përballje teksa i fitoi setet 6-2;6-0 brenda 49 minutave lojë. U kualifikua për në raundin e dytë edhe motra e saj Venus Uilliams që tashmë është 38 vjec teksa mundi 2-1 rumunen Buzarnesku. Edhe Euzheni Bushard regjistroi një fitore të lehtë në raundin e parë të këtij turneu pasi mundi kinezen Peng 2-0 me sete 6-2;6-1 në 59 minuta lojë

Për meshkuj, Novak Xhokovic kaloi në raundin tjetër pasi mundi amerikanin Kruger 3-0 me sete 6-3;6-2;6-2 në 2 orë e 3 minuta lojë. sioguroi një vend për në raundin pasardhës edhe kei Nishikori pas ndeshjes me Majcërzak. Tenistët fituan nga dy sete secili në këtë ndeshje për të cuar ndeshjen në set final. në këtë fraksion Nishikori mori kryesimin në 3-0, por polaku vendosit të tërhiqej nga ndeshje. Në raundin e dytë kalian edhe Fonjini, Zvereve e Vavrinka që eliminuan Munar, Gulbis e Bedenen

sfidanti.al