Totenhem çfarë “mandate”, Harri Kejn dy muaj jashtë fushe!

Nuk mund të kishte lajm më të keq për tifozët e Totenhemit. Nuk mjaftoi disfata në “Uembli” me Mançester Junajtidin, që i shkëputi jo pak me kreun, por ja ku vjen edhe “mandata” e vërtetë, dëmtimi i sulmuesit kryesor, Harri Kejn.

Kapiteni i Anglisë do të mungojë për 2 muaj, pas u diagnostikua me dëmtim të ligamenteve të kaviljes. Kjo do të thotë se Spërsat do të duhet të bëjnë pa zv. kapitenin dhe lojtarin e tyre më të mirë, në një periudhë kyçe të sezonit, jo vetëm në ndeshje të rëndësishme në Premier Ligë, por edhe në duelet e turit të dytë të Championsit ndaj Dortmundit.

Jo vetëm kaq, por trajneri Poçetino do të ketë mungesa të mëdha në sulm, pasi edhe koreanojugori Son do të mungojë, i grumbulluar me kombëtaren për Kupën e Azisë. Kejn do të mungojë edhe në finalen e Kupës së Ligës, nëse Totenhemi arrin të eleminojë Çelsin në gjysmëfinale.

Sfidanti.al