Duket e pamundur që të arrihet ajo që bëri Pietro Menea në 1979 në garën e 200 metrave, Jarmila Kratoshvilova në 1983 në 800 metra, kërcimet së gjati e së larti të Emijanit e Sjëbergut në 1987, apo arritje të tjera të mëdha të kontinentit, por një rekord i vitit 2000 u ndryshua. Flasim për rekordin europian të garës së 5000 metrave, që e theu norvegjezi Jakob Ingebrigtsen duke dhënë kohën 12’48”45 në Mitingun e Artë (Golden Gala) në Firence të Italisë. Norvegjezi mban edhe rekordin e 1500 metrave vendosur gushtin e kaluar, si dhe të garës së 2000 metrave që nuk është olimpike. Flasim për një talent të rëndësishëm, pasi Jakob Ingebrigtsen është vetëm 20 vjeç dhe ka një të ardhme të madhe.
Sfidanti.al