Kur Koman kërkon rrogën e Levandovskit, do të thotë se dëshiron të ikë!

Sezonin që kaloi zhvilloi sezonin më të mirë që kur ndodhet tek Bajerni, duke luajtur 30 ndeshje e duke shënuar 5 gola. Kingsli Koman është një lojtar shumë i mirë dhe shumë i talentuar, pjesë e Francës së madhe dhe trajneri i ri bavarez, Julian Nagelsman, e llogarit fort në planet e tij. Gjithsesi, lajmet nga Gjermania janë që Koman duket se dëshiron të largohet nga Mynihu. Mediat shkruajnë se sulmuesi i krahut ka kërkuar një rrogë të barabartë me atë të Robert Levandovskit, për të pranuar rinovimin. Polaku fiton 12 milionë euro pas taksave, ndërsa kontrata e tanishme e Komanit është 12 milionë euro bashkë me taksat. Bajerni është gati t’ia rrisë në 13 milionë, por kërkesa e lojtarit është krejt tjetër. i njëjti stil si ai i David Alabës që përfundimisht u largua nga Bundesliga me parametër zero dhe shkoi tek Reali i Madridit. Koman llogaritet si dëshirë e Paris SG, por ndoshta edhe ai mund të ndjekë rrugën e Alabës, për të shkuar tek Reali, ndonëse kontrata e tij vlen deri në 2023.

Sfidanti.al