Amerikanët nuk janë më të frikshëm? Cilit i gënjen mëndja…

Përfaqësuesja amerikane në basketbollin për meshkuj gjatë dhjetë viteve të fundit ka shkaktuar frikë dhe dridhje tek ekipet kundërshtare në konkurrimet më të rëndësishëm, por kjo gjë, siç duket, nuk do të ndodhë në kampionatin botëror që do të zhvillohet gjatë dy javëve të para të shtatorit në Kinë. Megjithëse ky ekip vazhdon të jetë i mbushur me basketbollitë të NBA-së, formacioni amerikan është larg “dream team-it” (ekipit-ëndërr), duke u dhënë kështu shpresa përfaqësueseve të tjera pjesëmarrëse në Mundobasket.

Mbas disa refuzimeve të tjera, trajneri i SHBA-së, Greg Popoviç, ka në dispozicion 13 basketbollistë: Harison Barns (Sakramento), Xhejlen Braun (Boston),  Xho Haris (Bruklin), Kajl Kuzma (LA Lejkers), Bruk Lopez ( Milluoki), Kris Midëllton (Milluoki), Donovan Miçell (Juta), Mejson Plamli (Denver), Markus Smart (Boston), Xhejson Tejtum (Boston), Majlls Tarner (Indiana), Derik Uajt (Sant Antonio) dhe Kemba Uoker (Boston). Nga këta 13, Popoviçi do të zgjedhë 12 basketbollistë, me të cilët ai do të udhëtojë për në Kinë.

SHBA-ja ndeshjen e parë do ta zhvilllojë me Çekinë, ndërkohë që në grup ka edhe Japoninë dhe Turqinë.

Sfidanti.al