Alonso në merkaton e pilotëve të F1? Spanjolli ëndërron Mercedes ose Ferrarin

Fernando Alonso del në merkato. Pas tre viteve me McLaren Honda, piloti spanjoll nuk mundi dot të arrijë suksesin e shpresuar dhe kështu që ai mund të vendosë të largohet në vitin 2018 madje do të ketë mundësi edhe të bëjë një zgjedhje. Sipas të përditshmes spanjolle AS, një opsion për Fernando Alonson është kalimi në garat Indy, por qëndrimi në Formula 1 nuk është një mision i pamundur. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Mercedes dhe Ferrari janë dy skuadra që e duan shërbimin e pilotit ashtu sikurse edhe Renault e Williams. Te Ferrari si Vettel ashtu edhe Raikkonen janë drejt mbylljes së kontratave të tyre dhe deri tani asnjë prej tyre nuk ka rinovuar, por te Kokëkuqja italiane është pezull edhe çështja e rinovimit me Banco Santander. Përsa i përket Mercedes, Lewis Hamilton ka edhe një vit kontratë me skuderinë gjermane, ndërsa kontrata e Bottas skadon në fund të këtij sezoni. Alonso mund të shkojë te secila prej këtyre skuadrave të cilat janë të preferuarat e tij duke qenë se ato janë në  një ‘luftë’ të hapur për titullin. Alonso e ëndërron një titull me Ferrarin dhe nëse kjo ndodh me Vettel si shok skuadre akoma më mirë. E njëjta gjë edhe për skuadrën me Mercedes ku do t’i pëlqente të kishte sërish hamilton si shok skuadre. Përsa iu përket 2 opsioneve të tjera, Renault është gati të bëjë gjithcka që të sigurojë shërbimin e Alonsos ashtu sikurse edhe Williams.

sfidanti.al