Ndërsa është në pritje të asaj që do të ndodhë me të ardhmen e tij te Arsenali, Mesut Ozil iu gëzohet pushimeve verore. Mesfushori i përfaqësueses gjermane, pasi mbylli historinë e gjatë të dashurisë me këngëtaren Mandy Capristo, ka nisur të frekuentojë Amine Gulse, fituese e konkursit Miss Turqia në vitin 2014. Modelja 24 vjecare turke, e lindur në Goteborg të Suedisë, spikat për ngjashmërinë që ka me Irina Shayk, ish të fejuarën e Cristiano Ronaldos, aktualisht nënë e një vajze të lindur nga lidhja me aktorin Bradley Cooper
sfidanti.al