Frank Lampard trajner? Karriera e re mund të nisë nga Oxford United

Frank Lampard mund të nisë karrierën e tij si trajner me skuadrën e League One, Oxford United. Kjo është ajo që theksohet te tabloidi britanik ‘The Sun’, sipas të cilit klubi është në kërkim të zëvendësuesit të Michael Appleton djhe Frank Lampard duket si personi ideal për të zënë vendin e tij. Gjithnjë sipas ‘The Sun’, Lampard ka një miqësi të fortë me një nga drejtuesit e Oxford, Dave Jones i cili është në krye të komisionit të shqyrtimit të kandidaturave dhe shumë shpejt pritet të merret edhe vendimi përfundimtar. Vetë Lampard nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të nisur karrierën e trajnerit në një intervistë të dhënë në muajin mars. ‘Dua të jem trajner-ishte deklarata e Lampard-për pjesën më të madhe të kohës nuk isha i sigurt për këtë, por kur kalova të 30-at,  fillova të interesohesha më shumë’.

sfidanti.al