John McEnroe është dalluar për frazat e tij të forta dhe jo pak herë fyese në drejtim të personaliteteve të ndryshëm. E ka bërë diçka të tillë ndaj Serena Ëilliams nëpërmjet një intervistë në National Public Radio ku theksoi se Serena ishte tenistja më e mirë femër në histori, por nëse do të luante përkrah meshkujve do të ishte e 700 në renditjen botërore. Një deklaratë kjo që gjeti përgjigjen e menjëhershme të tenistes amerikane që nëpërmjet rrjetit social Twitter u shfaq e drejtpërdrejt me McEnroe. ‘I dashur John, të admiroj dhe të respektoj, por më lër jashtë komenteve të tua pasi nuk janë të bazuara në fakte-lexohet në postimet e 35 vjecares në Twitter-më respekto mua dhe privatësinë time teksa jam në pritje të një fëmije’.
sfidanti.al