Rrëfehet Shakira: Pique më ndihmoi që të vazhdoja karrierën muzikore.

Shakira ishte duke e braktisur karrierën muzikore të saj, por Gerard Pique evitoi që ajo ta ndërmarrë këtë hap. Vetë këngëtarja kolumbiane e tregoi këtë histori në një intervistë të gjatë për revistën ‘Papel’. ‘braktisja e muzikës ka qenë një mendim që tani më duket i pakuptimtë-tregon Shakira-por atë ditë më duhej një person që të më thoshte se po deliroja dhe ky person ishte Pique. Ishte ai që më tha se kisha ende shumë për të treguar’. Artistja 40 vjeçare më pas pranoi se mbrojtësi i Barcelonës ishte frymëzimi i saj për realizimin e diskut të fundit e për më tepër futbollisti ishte i pranishëm edhe në videoklipin e këngës ‘Me Enamore’ që i ishte dedikuar pkërisht atij.

sfidanti.al