Arturo Vidalit nuk i ka dalë inati i kartonit të kuq në përballjen Real-Bajern, dhe po ashtu eleminimi i skuadrës së tij nga Madridi i Ronaldos. Mesfushori i Kilit do të ketë mundësi të hakmerret në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave, ku kombëtarja e tij ndeshet me Portugalinë. Kampionët e Amerikës së Jugut sfidojnë ata të Europës, dhe Vidal sfidon portugezin e famshëm. “Për mua, ai nuk ekziston, – u shpreh Vidali, – jam i bindur se do të shkojmë në finale dhe se atje do të luajmë me Gjermaninë. Këtë ia kam thënë edhe shokut tij (tek Bajerni), Xhoshua Kimih”. Më herët, kileni e ka eleminuar Kristianon, kur Juventusi u ndesh në Champions me Realin në 2015. Portugalia dhe Ronaldo do ta nisin si favoritë, pa asnjë dyshim, gjysmëfinalen në Rusi, pavarësisht fjalëve “trimoshe” të Vidalit.
Sfidanti.al