Agjenti i shumë yjeve të futbollit botëror, Jorge Mendes ndodhet në Spanjë dhe është paraqitur në sallën e gjyqit në rolin e dëshmitarit për cështjen e evazionit fiskal te Radamel Falcaos. Sulmuesi kolumbian që aktualisht është pjesë e Monacos, akuzohet se u ka fshehur autoriteteve spanjolle 5.6 milionë Euro përifitme në periudhën 2012-2013 kur ai ishte pjesë e Atletico Madrid. Për t’u theksuar është se Mendes është edhe agjenti i Cristiano Ronaldos, i cili do të dalë në gjyq në 31 korrik për t’iu përgjigjur akuzave për evazionin fiskal prej 14.7 milionë Eurosh. Në të njëjtën situate gjendet një tjetër klient i Mendes, jose Mourinho që akuzohet për evazionin fiskal prej 3.3 milioë Eurosh të kryer kur ai ishte trajner i Realit të Madridit.
sfidanti.al