– Përse trajneri De Biazi pa fijen e drojes ka thënë se përballë Spanjës do të vendosim autobusin para portës, por edhe pa…rrota?
-Sepse De Biazi, që është një mjeshtër për të parkuar autobusin, fundja vjen nga atdheu i katanaçes, dhe ka frikë nga një humbje me përmasa…
-Përse futbollistët e Kombëtares, kanë “befasuar” presidentin Duka me rastin e ditlindjes së tij, duke shkaktuar një garë urimesh?
-Sepse në fund fitues u shpall mbrojtësi Lila, që kapërceu orbitën me urimin e tij spektakolar ” të dashurojmë president!”
– Përse trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bunjaki, kërkon të mbrohet pas turpit me 6 gola në ndeshjen me Kroacinë?
– Sepse 6 golat ishin shumë për Kosovën, por mjaftueshëm për trajnerin që para ndeshjes kishte luksinn të ndante flamujt që do hynin në stadium, dhe të tregohej shpërfillës për futbollistë si Latifi, Llullaku apo Grezda…
-Përse Serxhio Ramos, mbrojtës i Realit, ndryshe nga futbollistët e Spanjës, ka pyetur për dritat e stadiumit të Shkodrës?
-Sepse, herën e fundit kur ka luajtur, ndeshjen miqësore kundër Gramozit me Realin, “yjet galaktikë” kanë pritur gati 1 orë rikthimin e dritave në stadiumin “Qemal Stafa”…
-Përse ka patur shumë reagimi për fjalët e Eduard Dervishit, ish-shefit të futbollit tonë, tani zyrtar i lartë në Federatën Spanjolle?
-Sepse Dervishi tha se do të bënte tifo për Spanjën dhe jo për Shqipërinë, sepse kam 20 vite që punoj dhe ndihem i respektuar në Madrid…
-Përse gazetat kanë veshur trajnerin De Biazi si matador dhe ..Spanjën si demi?
-Sepse mund të kishin ndërruar rolet, ngaqë matadori më shpesh vret demin, sesa vritet nga demi..