E pyetën futbollistin e Partizanit, Murataj se ku ndryshon ish-trajneri Kolela dhe trajneri në fuqi, Zekiç. Futbollisti nuk mendoi shumë : “ Zekiç ka ide të tjera dhe do të shkojmë perpara…” E pyetën kapitenin e Kombëtares, Hysaj se ku fshihet ndryshimi mes ish-trajnerit Edi Reja dhe trajneri Silvinjo dhe kapiteni pa një pa dy, ka thënë: “ Si nata me ditën..”
Murataj i Partizanit beson se me trajnerin Zekiç do të shkojnë përpara. Tamam si slogani i njohur “vetëm përpara dhe kurrë mbrapa”. Por, çdo të thotë kjo përpara, kur Partizani me trajnerin Kolela u shpall kampion dhe më lart nuk shkon dot! Apo Murataj beson se me kroatin do t’i ngjiten “malit të Europës”..
Po Hysaj, i cili mezi paska pritur largimin e trajnerit Edi Reja, madje tani shpjegohen dhe “gafat” e kapitenit ne mbrojtje gjatë kohës së trajnerit Reja. Si kurdiset kjo ora kuqezi ? Reja , edhe pse pati presion për ta larguar Hysaj nuk e tradhëtoi futbollistin, i cili kishte dy pamje në lojë, një kur luante në Itali dhe tjetrën kur luante me fanelën e perfaqesueses..
Madje është për “Ginesin” tonë (a)moral se akoma nuk ka dalë një futbollist i Kombëtares, që t’i ulë marshin e euforisë shokëve : “ Mos përflitni Edi Rejën që iku, edhe me Silvinjon mbani pak frena se kemi bërë vetëm..3 ndeshje!”
Sfidanti.al