Një nga lojtarët më të kërkuar në Itali do të vishet zikaltër. Interi ka mposhtur konkurrencën e madhe për Davide Fratezin, ndërsa lojtari kërkohej nga Milani e Roma. “La Gazeta delo Sport” njofton se Bepe Marota dhe trajneri Inzagi kanë gjetur akordin edhe me lojtarin, edhe me Sasuolon. Fratezi shkon në Milano huazim, ndërsa klubit verdhezi do t’i jepen verën e ardhshme 25 milionë euro, plus futbollisti Samuele Mulatieri, që ishte me Frozinonen. Vlerësimi total i operacionit arrin në 33 milionë euro, pak a shumë aq sa kërkonte Sasuolo.
Sfidanti.al