Sulmuesi shqiptar fitoi Këpucën e Artë sezonin e kaluar duke realizuar 23 gola, e duke mposhtur konkurrencën. Edhe pse nuk e theu dot rekordin e rrjetave në historinë e Ligës së Dytë, që mbetet 25 dhe është arritur në 1955, sërish ylli kuqezi bëri diçka tjetër që është e veçantë. Uzuni u bë i pari lojtar jospanjoll që fiton Këpucën e Artë në këtë kampionat në shekullin e 21-të. Në 22 edicione më parë, gjithmonë kishin fituar futbollistët vendas. i fundit jospanjoll që ia kishte dalë para shqiptarit ishte malazezi Igor Glushçeviç që shënoi 24 herë në 1996-1997, ndërsa kishte pasaportën jugosllave.
Sfidanti.al