Interi ka planin e ri për Lukakun, huazim dhe blerje të detyrueshme

Zikaltërit kanë “trokitur” sërish në derën e Çelsit, me shpresë që të shtyjnë të paktën me një vit afatin për të paguar. Kërkohet Romelu Lukaku, i cili tashmë e ka ndarë mendjen të luajë vetëm për zikaltërit dhe jo që të kthehet në Londër, diçka që punon në favor të italianëve. Çelsi kërkon vetë që të marrë paratë, por Interi shpreson të fitojë një favor. Një huazim të dytë 1-vjeçar dhe blerje të detyrueshme të kartonit verën e ardhshme, ndoshta për 30 milionë euro, apo ndoshta edhe për më shumë.

Sfidanti.al