Të mirë me botën dhe të këqinj me ..veten ! Kjo është britma e fundit e modës së hipokrizisë , të cilën nga politika e kopjon me sukses edhe futbolli ynë i rraskapitur! UEFA paska vendosur që ndeshja Ukrainë-Kroaci për National Ligë për vajza të zhvillohet në Elbasan, meqë situata në Ukrainë është e pazakontë. Me një fjalë gjëndje lufte..
Po ne, a jemi në gjëndje paqe..me stadiumet ? A e di UEFA se ekipet e kryeqytetit Tirana dhe Dinamo, dy ekipe që i rroftë historia dhe lavdia , bredhin dhe lypin për të gjetur stadiumin e radhës. E gjithë bota e di që Ukrainë është në luftë, por ka vende në paqe, si puna jonë, që “paqen e kulluar” e shijojnë zyrtarët, kurse në ..luftë kanë futur futbollin.
Për shembull: Kjo ndeshja e fundit Derbi , Partizani-Tirana, nga peshoi më shumë nga paqja apo nga lufta? Sikur të kishte sy prej vërteti UEFA dhe ta kishte parë kasetën e Derbit te Tufinës, mso vallë do të shkonim ne të “luanim” në Ukrainë dhe mos të luajmë rolin e bamirësit në këtë teatër , ku biletat për shfaqje i shet ..UEFA !
Sfidanti.al