Pas derbit degjuam ankesat e Tiranes per influencim te arbitrit ne rezultatin final te ndeshjes. Ne fakt nuk eshte e vertete kjo dhe logjika shpjegohet me një finte në arsyetim. Gara dhe konjukturat në vazhdim janë aq të parapergatitura, sa mjerë ai që beson tek spontaniteti. Ne kete ndeshje derbi institucioni i futbollit ishte i interesuar qe rivalet te benin nje ndeshje pa hile, nje reklame per Kategorine Superiore, nje kartoline për gjithë vitin, ngaqë tentohet misioni se derbin e kemi per të shplarë sytë. Ata që kurdisin ngajrjet, ishin shume të interesuar qe te hanin koken te dy rivalet dhe ne fakt, po të ‘luante” edhe Zoti, te dilte ndonje ndeshje e bujshme, edhe pse zyrtaret e kanë vrarë shijen dhe vleresimin estetik per te bukuren, sidomos kur ajo vjen nga ndershmeria e lojës..
Dhe kjo e gjitha sepse është investuar që gara të jetë e stisur dhe e bitisur, e komanduar ende pa filluar. Deri tani, institucioni po ben sikur po mbeshtet Kukesin dhe per hir te se vertetes po dashurohet me të, por ne fakt ,ne fund fare, s’mund të quhet tradheti nëse titullin e gallaberon Skenderbeu. Si mjeshtër të prapaskenës, kane ndryshuar strategji, nuk dalin hapur qe ne fillim, e kane sofistikuar edhe tradhetine. Dhe presidenti “europian” që vetëm këmbët ka në Shqiperi, se kokën e ka në..UEFA, e ka gati justifikimin edhe per Gjicin, siç ka ndodhur me të tradhetuar e tjerë nder vite, “u mundova shume me ta rregullu ty dhe ne fund mezi e rregullova për vete”
Ben Kulla