Granit Xhaka shijon ditët e pushimit me të fejuarën, Leonita!

Çfarë mund të bësh kur ke 12 ditë pushim? Për një futbollist profesionist është një rast i rrallë, me kaq shumë ndeshje, udhëtime dhe faza përgatitore, ndaj edhe mezi i presin moment të tilla. Granit Xhaka natyrisht kishte se çfarë të bënte dhe zgjedhja ishte vetëm një, madje e shkëlqyer. Ai doli në një darkë romantike në Londër me të fejuarën e tij, Leonita Lekaj. Djali dhe vajza me origjinë shqiptare nga Kosova i ndanë fotot e tyre me të njohurit dhe publikun në Instagramin e mesfushorit të Arsenalit.

Futbollisti i Zvicrës ka 900 000 ndjekës në Instagram, një shifër që vazhdimisht rritet për 24-vjeçarin. Xhaka luajti të hënën në mbrëmje në fitoren 2-0 në fushën e Saton Junajtidit për Kupën e Anglisë, ndërsa Arsenali do të ketë 12 ditë pushim derisa të vijë përballja me Liverpulin në “Anfilld” për Premier Ligën. Vëllai i Taulant Xhakës po përpiqet të rrisë nivelin për të treguar vlerat e tij të vërteta, por deri tani nuk ka qenë e lehtë.

Sfidanti.alxhaka leonita1