Airton Sena pati një vend në helmetën e ish-kampionit të botës, Ljuis Hamilton për sezonin që pritet të fillojë. Anglezi bëri zgjedhjen pasi kishte krijuar një konkurs publik për krijimin më të mirë, konkurs në të cilin morën pjesë plot 8 000 tifozë dhe njerëz të profesionit. Ishte pikërisht një tifoz me fat, modeli i të cilit u përzgjodh nga Hamiltoni.
“Ja ku është, shkroi Hamilton në Instagram, modeli fitues i helmetës, një krijim nga Rai Kaldato nga Brazili. Rai e përpunoi modelin tim duke shtuar shirita në të dy krahët. Si nderim në kujtim të heroit tim, Airton Sena, helmeta ka ngjyrat e flamurit të Brazilit, jeshile, të verdhë dhe blu. Këto janë shoqëruar me 3 yjet që përfaqësojnë tre kampionatet e fituara prej meje”. Hamilton doli vjet i dyti pas Niko Rosbergut, në një garë të fortë brenda Mercedesit, por këtë sezon pritet të kthehet tek titulli.
Sfidanti.al