Tradhëti luksi e De Biazit, ia dhuron trofeun politikës dhe jo Dukës

Ju kujtohet lufta e ftohtë midis presidentit Duka dhe trajnerit De Biazi në momentin më të lavdishëm kuqezi, kur Kombëtarja kishte arritur kualifikimin në Armeni. Ishim të sigurtë që e mbanit mend, ngaqë ishte një moment historik dhe askush nuk pati shansin t’ia  dhurojë harresës. Sebepi i sherrit ishte ndarja e meritës për kualifikimin, ndërsa trajneri italian u tregua “mosmirënjoës”, sipas versionit zyrtar,  ngaqë nuk arriti të shpallte publikisht heroin e vërtetë, bomberin kualifikues, presidentin. Ky gjest mjaftoi për të përçarë edhe familjen e futbollit, kur disa thonin se trajneri duhet ta mbante kurorën, ndërsa disa të tjerë, snobonin sjelljen e shtirur heroike të trajnerit, që i ra në pako..Franca.

E dini pse e kujtuam këtë moment të pakëndshëm? Sepse zemra e trajnerit De Biazi nuk është aq e vogël, sa është përfolur sistematikisht nga zyrtarët e Federatës, sidomos nëse kujton fjalët e trajnerit pasi u shpall fitues i trofeut “Njeriu i Vitit”. Fjalë që nuk do të harrohen kurrë edhe sikur në stol të jetë ulur dikush tjetër: “ Jam i befasuar që kam fituar unë dhe pas meje qëndrojnë politikanë të nderuar si zoti Rama dhe kryetari i Bashkisë, Veliaj. Të dy ata kanë punuar më mirë se unë gjatë vitit 2016-të”.  Një shuplakë për ata që i binin kambanës se De Biazi është egoist dhe dashuron vetëm veten e tij. Kjo akuzë, pa vdekjen me sy hapur, kur trajneri ia “dorëzoi” trofeun e më të mirit politikës dhe aspak shefit të tij,Duka, që plasi ta dëgjonte vetëm një herë nga goja e De Biazit, atë që e thoshte mrekullisht Tramezani nëpër studiot e vendit të tij se ..heroi i vërtetë është presidenti.

Gëzim Sinemati