Nga Bufon te Grizman, njihuni me ekipin e UEFA-s në 2016!

Vetëm pesë skuadra patën nderin të kishin lojtarët e tyre të përzgjedhur në formacionin më të mirë të vitit sipas UEFA-s. Duke nisur me portierin Xhanluixhi Bufon e duke përfunduar me qendërsulmuesin Antuan Grizman, futbollistët i përkasin vetëm tre kampionateve, jo rastësisht tre prej ligave kryesore të kontinentit. Dominon plotësisht Liga Spanjolle, me 8 emra ndër 11, ndërsa mbeten vetëm 2 për Serinë A, dhe vetëm 1 për Bundesligën. Premier Liga, kampionati më i ndjekur në botë, nuk ia doli të kishte asnjë lojtar aty, dhe po ashtu as Liga e Parë Franceze.

Reali i Madridit është skuadra me më shumë futbollistë, plot 4, dhe nuk është një rastësi, pasi madrilenët e Zidanit fituan Championsin dhe Superkupën e Europës, si dhe Kupën e Botës për klubet, pra aktivitetet ndërkombëtare të futbollit. Barcelona e ndjek nga afër me 3 lojtarë, jo keq për kampionen e Spanjës dhe fituesen e Kupës së Mbretit në Spanjë, Juventusi ka dy, Bajerni e Atletiko e Madridit nga një.

Ja formacioni më i mirë i vitit 2016 sipas UEFA-s: Bufon (Juventus, Seria A), Ramos (Real, Spanjë), Pike (Barcelona, Spanjë), Bonuçi (Juventus, Seria A), Boateng (Bajern, Bundesligë), Kros (Real, Spanjë), Modriç (Real, Spanjë), Iniesta (Barcelona, Spanjë), Mesi (Barcelona, Spanjë), Ronaldo (Real, Spanjë), Grizman (Atletiko, Spanjë).

Sfidanti.al