Shkëndija e Tetovës në kërkim të Elis Bakajt të lirë!

Ekipi i kategorisë së parë të kampionatit të Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës, është e interesuar që të angazhojë në radhët e veta futbollistin Elis Bakaj. Ish-pjesëtari i përfaqësueses shqiptare, momentalisht, është pa klub, ndërsa stërvitet me Tiranën. Ai është një nga synimet e ekipit të lartpërmendur të Maqedonisë që përsëri do të përpiqet që ta angazhojë atë. Shkëndija, tanimë, njëherë, ka biseduar me Bakajn, por ai refuzoi që të shpërngulej në Tetovë.

Shanset për transferimin e tij, tani, janë të mëdha, duke pasur parasysh faktin se ky futbollist po kërkon një klub, por, megjithatë, në rast se Bakaj do të marrë ndonjë ofertë nga ndonjë klub i huaj më i fortë, ka mundësi që ai, përsëri, t’i refuzojë tetovarët.        Bakaj që është 29 vjeç, është një futbollist me përvojë ndërkombëtare dhe pjesëmarrje në përfaqësuesen shqiptare. Për Shqipërinë, ai ka luajtur deri në vitin 2013, ndërsa në nivelin e klubeve ai ka luajtur, krahas Tiranës, edhe më Splitin (Kroaci), ekipet Hapoel Rajana (Izrael), Çernomorec (Ukraina), Dinamo Bukuresht (Rumania), Dinamo Tirana dhe Partizani Tirana.

Sfidanti.al