“Shanset që Ronda të kthehet në UFC janë 50 me 50”, thotë trajneri!

Ronda Rusei besohet se mund të tërhiqet për fare nga sporti edhe pse është 29 vjeç, por trajneri i saj dietist beson se ka shanse jo të vogla që ish-kampiona të mos heqë dorë. Kështu gjykon Majk Dolçe, njeriu që përcakton ushqimin e femrës së shquar nga Kalifornia. “Nuk do të çuditesha me asgjë që do të ndodhte, – tha ai, për revistën “Luftërat MMA”, – nuk do të habitesha edhe nëse do të thoshte se “do të kthehem në filan datë për një tjetër ndeshje”, por edhe nëse do të thoshte se “e kam mbyllur me sportin dhe po largohem si një legjendë”.

Gjithsesi, dietisti i Rondës shtoi se do të duhet të kalojë pak kohë që ajo të marrë një vendim. “Nuk do të kemi ndonjë lajm të ri tani, – tha ai, – Rondës, ashtu si çdo sportisti apo sportisteje të madhe, do t’i duhet të mendohet për një farë kohe”. Rusei ka pësuar dy humbje radhazi në 411 ditë, fillimisht me Holi Holmsin dhe tani me Amanda Nunjesin, disfatat e saj të para në karrierë në MMA.

Sfidanti.al